Në mihrabin e lutjes, sërish u takuam…
E bardha e pamjes tënde, Zotnia im, nuk kishte ndryshuar! Ishte edhe më vezulluese, si drita e Hanës, netëve me qiell të pastër…
Folëm me vështrime, aq sa zemra m’u mbush me mirësi, si ajo që shpërndaje në mexhliset e mbrame…
Folëm me heshtje, mbushur me bekimet e momentit të takimeve tona, në orbitën e të cilit, bota bëhej pluhur, a edhe më pak…
Folëm me harfe malli e, sërish më the: “Mbaje kryt nalt!”, duke më vështruar me prezencën tënde udhëzuese..!
Muhamed B. Sytari
Me Hoxhën, 5/11/2026