Në arkivin e vlerave!

Në arkivin e vlerave!

Është mahnitës fakti se si shqiptarët në diasporë, përtej angazhimeve të përditshmërisë me vështirësitë e saj dhe përpjekjes për të kapur ritmet e dinamikës së mënyrës së ndërtimit të jetës, atje ku janë, nuk e lënë pas dore hakun e besimit!

Kudo që të shkosh, do të gjesh një xhami të shqiptarëve, që vazhdojnë të përkujdesen për qendrat e qetësimit të shpirtit dhe ruajtjes së identitetit të besimit dhe frymës së harmonisë kombëtare, pa u kursyer!

I shoh dhe më shfaqet me madhështinë e tij, ajeti kur’anor, i 18-ti i sures Et-Teube: “E drejtë e përkujdesjes për xhamitë e Allahut është vetëm e atij që i ka besuar Allahut dhe ditës së mbramë e që e falë namazin, jep zeqatin e nuk i frikësohet askujt pos Allahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit (në rrugën e drejtë).”

Mirësi e madhe dhe dëshmi e natyrshme universale, që sfidon me dritën e saj errësirat e propagandave të stisura kundër dritës së besimit dhe lirisë së tij!

Imam Muhamed B. Sytari
Në arkivin e vlerave, më 9/11/2026