“Zoti im, Ji me djalin tim Sulejmanin pas meje, siç ishe me mua!”

“Zoti im, Ji me djalin tim Sulejmanin pas meje, siç ishe me mua!”

Ka një transmetim që fton në meditim të thellë!

E sjell Shejhul-Islam Imam Neveviu (Allahu e mëshiroftë), kur përmend se *Hz. Davudi* (alejhis-selam) iu lut Krijuesit Fuqiplotë: “*Zoti im, Ji me djalin tim Sulejmanin pas meje, siç ishe me mua!*”

Allahu dhul-xhelal i shpalli: “*O Davud, thuaji djalit tënd Sulejmanit të jetë me mua, siç ishe me mua, të jem për të, siç ishe me ty!*”

E mrekullueshme! Nuk mjafton vetëm lutja për fëmijët, por edukimi me fjalë dhe përkushtimi për të parë fëmija jot në sjelljet tuaja se si je me Zotin tënd!

Falesh, agjëron, jep sadeka, nuk gënjen, shkon me të afërmit, vlerëson kohën, lexon, ndihmon nevojtarin, nuk merresh me thashetheme, nuk thyhesh para çdo dallkauku që të pret rrugën, i jep shpinën thashethemeve të njerëzve të vegjël, punon ndershmërisht për të fituar hallallin tënd, ruhesh nga të dyshimtat, vlerëson nimetet e Allahut dhe e falënderon Atë në çdo frymë, por jo vetëm; medoemos që tërë kjo shfaqje e sinqertë, do lërë gjurmë te fëmija jot!

Në fund të fundit, udhëzimi është *vetëm* në dorën e Allahut, ndërsa prindi është i ngarkuar për edukimin me shembullin personal, këshillën e vazhdueshme dhe lutjen!

*Zoti im, bëji fëmijët tanë më të mirë se ne dhe na gëzo me udhëzimin, shëndetin dhe arritjet e tyre në jetë!*

Imam Muhamed B. Sytari

Në sallën e leximit, më 15 nëntor 2026