Meditime (23)

Dashnia për Kudsi Sherifin dhe Kosovën...

Dashnia për Kudsi Sherifin dhe Kosovën…

Dashnia për Kudsi Sherifin është ndjenjë e patjetërsueshme për asnjë arsye e shkak në jetë; është fé, e shenjtë, e pandryshueshme!

Është kibla e parë e pejgamberit tim (a.s), vendi i bekuar me gjithë rrethina, në shpalljen hyjnore të sures së Natës së Israsë, vendi ku Hz. Muhamedi (a.s) i priu ajkës së njerëzimit në Natën, ku u vulos përjetësisht përkatësia e Kudsi Sherifit, vendi, prej ku u lartësua drejt mrekullive të sqaruara në suren e Yllit, vendi…

Nga ana tjetër, dashnia për atë pjesë të tokës sime, që sot, quhet Kosovë, është ndjenjë e natyrshme, që rrjedh në vena pa pyetur për njeri, për teka, interesa e vokacione, është përzier me dashninë gjenetike për Shkodërlocen, që mbetet e palëkundur, e panegociueshme, e lidhur fort me dashninë e pastër për atdheun, tokën e identitetin kombëtar!

Të parën dhe të dytën bashkë m’i ka dhënë Zoti dhe mbështetur në dritën e udhëzimit të Tij i dua dhe i kam në zemër, nuk i shes, as i tradhëtoj, as i kthej shpinën sa të kem jetë, dhe meseleja mbyllet!

Ajo pjesa me politikë e pragmatizëm, është diçka tjetër, krejtësisht e papërfillshme dhe aspak e rëndësishme, sa për të më marrë kohë! As më përket, as më përfaqëson, as e ka bekimin tim!

📌 Përgjigjja ime për këdo që më diskuton me logjikën e një fëmije naiv, rreth kësaj teme.

Imam Muhamed Bardhyl Sytari
Shkodër, 17 maj 2021