“Jusufi këtë e mbajti fshehtë në veten e tij…” – (Kur’ani, Jusuf: 77)
Shumëçka në jetë duhet mbajtur brenda kornizave të heshtjes, për të ruajtur një vëllazëri, një miqësi, një arritje a përtej tyre!
Në shumë raste heshtja e ndihmon individin të kapërcejë çfarë nuk arrihet me njëmijë fjalë! Kanë thënë dhe, të drejtën kanë thënë: “Nëse fjala është prej sermi, heshtja është prej floriri!”. Sikurse na kanë mësuar se, më mirë të pendohesh prej heshtjes, sesa prej fjalës së nxituar, të pamatur e fodulle!
Lexojeni me qetësi e meditim suren e Hz. Jusufit (a.s.)! Mësimet dhe urtësitë që përftohen gjatë vështrimit në detajet e saj, janë mrekulli të rralla, që në momente të caktuara ia kalojnë yjeve, me të cilët udhëzohemi netëve në shkretëtirë, a shkretëtirave të realiteteve pa dritë..!
Shpesh në jetë, ia vlen të drejtohemi nga drita udhëzuese e Hz. Jusufit (a.s), jo vetëm për të përsosur artin e heshtjes..!
Imam Muhamed Bardhyl Sytari
Shkodër, 1 korrik 2021