Meditime (19)

Ramazani, si frymë e dinamikës në jetë...

🎙 Nëpërmjet agjërimit të Ramazanit në veçanti, ne mësojmë që të jemi të përkushtuar ndaj Zotit tonë në çdo çështje të jetës!

Sa mirë, gjatë ditës së agjërimit ruhemi që ta ruajmë gjuhën, mos të flasim atë çfarë nuk duhet mos të kemi zënka me njerëzit, mos të shajmë, mos të fyejmë, mos të lëndojmë asnjë njeri!

Kjo do të thotë se dashje pa dashje, dhe në mënyrë të pavetëdijshme, Agjërimi i Ramazanit na merr për dore drejt rrënjosjes së përkushtimit ndaj Allahut të Madhëruar në çdo vepër prej veprave tona.

Edhe jashtë Ramazanit, agjëruesi i vërtetë do të ruhet që gjuha e tij mos të gënjejë, mos të dalë e pavërteta prej saj, mos të mashtrojë me të, mos të bëjë padrejtësi me të, mos të lëndojë dikë me të!

Edhe pas muajit të madhëruar të Ramazanit, muslimani që me vërtetësinë e ka shijuar këtë Muaj, do të përpiqet që të jetë korrekt me Krijuesin e tij, me njerëzit mbarë, me punën e tij, me oraret e tij, me përgjegjësitë që ka në jetë!

Sepse muaji i agjërimit, të dashurit e mi, nuk është muaj i gjumit, as nuk është muaj i pushimit! Dita në gjumë është agjërimi i përtacëve! Në Ramazan është çliruar Meka, është zhvilluar para saj beteja e Bedrit, Andaluzia është marrë në Ramazan!

Pra, njerëzit në muajin e Ramazanit janë aktivizuar për të qenë më prodhimtarë, duke u lodhur, duke punuar e sakrifikuar!

📌 Nga ligjërata e ditës së shtunë, më 1 maj 2021: “Nga urtësitë e agjërimit të Ramazanit”.