Meditime (62)

Ky shekull është shekulli i Islamit!

Ky shekull është shekulli i Islamit!

Ky shekull është shekulli i Islamit!

Një fé, që nisi me fjalën e shenjtë: “Lexo me emrin e Zotit tënd që krijoi (çdo gjë)” dhe shpalli si mision përmbyllës të krejt shpalljeve të historisë së njerëzimit: “Ne nuk të dërguam ty (o Muhamed), veçse mëshirë për krejt botët”, si dhe u vulos me dëshminë e madhe historike të Hz. Muhamedit (paqja qoftë mbi të), ditën e hyrjes çlitimtar në Mekë pa derdhur asnjë pikë gjaku, kur para duarve i sollën të zënët rob prej armiqve të tij, të cilëve iu drejtua: “S’do t’ju them, veçse siç i tha Jusufi vëllezërve të tij: Shkoni se jeni të lirë!”; kjo fé, nuk ka nevojë për shfaqje dhune e terrori për t’i dëshmuar botës se ky shekull është shekulli i Islamit!

Imam Muhamed Bardhyl Sytari
Myfti i Zonës Shkodër

Shkodër, 11 shtator 2021