
Tirana. Gati-gati, asnjëherë s’më ka tërhequr. Sot, gati-gati, e mendoj ndryshe. Gjithsesi, ajo ngelet metropol. Metropoli i vendit tim.
Metropol evropian? Jo që jo! Metropolet evropiane kanë tjetër sharm, tjetër erë, tjetër zhvillim e tjetër prekje. Metropolet evropiane kanë gjurmë tradite e dritë aveniri.
Metropol lindor? Patjetër që jo! E, sërish, jo! Metropolet lindore kanë tjetër nur. Kanë zhvillim e gjurmë shekujsh, ndryshe. Kanë kulturë e dinamikë të papërshkruar. Kanë…
Tirana është metropol. Ndoshta unik në llojin e vet. Ndoshta.., apo.., kushedi. Metropoli i vendit tim përherë në tranzicion..!
Imam Muhamed Bardhyl SytariTiranë, 20 tetor 2022