“A thua vërtetë e kemi pranuar..?”

“Shpesh e themi me të madhe: “E kemi pranuar All-llahun Zotin tonë, Islamin fenë tonë!”… Sa shumë e përsërisim…

Në të vërtetë, ai që e pranon All-llahun për Zot dhe Islamin për fé, vrapon të zbatojë ligjet e tij, të praktikojë urdhëresat e tij dhe të distancohet nga ndalesat e tij!

Shumë njerëz e pretendojnë Islamin, por janë injorantë dhe nuk duan të mësojnë, as të vishen me edukatën e Islamit. Për pasojë: as dije, as kulturë, as edukatë…

A thua vërtetë e kemi pranuar..?”

Këto fjalë, që shpesh i kam dëgjuar nga Hoxha im, Shejkh Ahmed Keftaro, në të vërtetë janë shumë aktuale, duke marrë parasysh këtë fazë të rëndësishme të rizgjimit të muslimanëve në mbarë botën dhe rikthimit, dalëngadalë, drejt shkaqeve të triumfit dhe krenarisë në rangje globale.

Për këtë, nuk mjaftojnë ritualet e thata fizike dhe shfaqjet plot zhurmë, që në thelb u mungon shpirti, a u lëngon për shkaqe të ndryshme!

Rizgjimi kërkon lodhje, sakrificë dhe vullnet të madh për të JETUAR në rrugën e All-llahut, duke përmirësuar ditë pas dite cilësinë e dy marrëdhënieve; asaj vertikale me Zotin dhe asaj horizontale me njerëzit, duke nisur nga vetëkontrollimi dhe ruajtja e ekuilibrave…

Sepse Islami është fé universale, mëshirë për mbarë krijesat e Zotit, dhembshuri dhe rrugëtim drejt përsosmërisë…

Përktheu nga arabishtja përshtati në shqip
dhe pajisi me disa shënime anësore:
Muhamed B. Sytari
Shkodër, më 4 korrik 216