“Nuk keni rrugë tjetër drejt unifikimit, pos Kur’anit…”

O vëllezër,

Kaluan shumë kohë pas çlirimit nga Franca, provuam ç’nuk provuam dhe të gjithë i dijmë rezultatet. A nuk bën ta provojmë një herë edhe Islamin dhe të punojmë me Kur’an, një herë të vetme, siç veproi Resulull-llahu dhe sahabët e tij?

Dhe, pasha All-llahun, unë i garantoj ymmetit tonë të shtrenjtë, se nëse e përvetëson Islamin, All-llahu do ta fisnikërojë e do ta lartësojë! Jo vetëm me drejtimin e unitetit arab, por edhe me afrimin e popujve të tjerë muslimanë nën drejtimin e tij! A mendoni se kjo është e largët dhe e pamundur? Jo, pasha All-llahun, dhe njëmijë herë jo!

A nuk e ka bartur ky ymmet dikur këtë flamur? A nuk ka qenë dikur drejtues i botës? Zotëri i lindjes dhe i perëndimit? Por, a nuk ndodhi kjo gjë, vetëm se për shkak të Islamit dhe Kur’anit?

O drejtues të ushtrive tona guximtare dhe ju, o ministrat tanë të nderuar, o bij të Muhammedit dhe Isait, o bij të Ebu Bekrit dhe Omerit, o nipa të Salahuddin El-Ejjubit, dijeni se ju jeni përgjegjës para All-llahut, para ndërgjegjes tuaj, para botës dhe para kombit tuaj, për unifikimin e arabëve!

Por, dijeni se, pasha All-llahun nuk keni rrugë tjetër drejt unifikimit, pos Kur’anit, pos parimit të Hz. Muhammedit (a.s), edhe parimit të Khalid ibnel-Velidit, të Seadit, të Tarikut, të Kutejbes, të Salahuddinit…

Atë parim, për të cilin dëgjuat më lart! All-llahumme, e përcolla amanetin! All-llahumme, dëshmo!”

Shejkh Ahmed Keftaro, Damask, 11. 10. 1961

Përktheu nga arabishtja dhe përshtati në shqip:
Muhamed B. Sytari
Shkodër, më 6 korrik 2016