
Mesazhi që dua të ndaj me ju sonte, është i shkurtër. Një fjalë e urtë, që e lexova mbrëmë. Konkluzion, prej atyre që të mësojnë përplasjet në jetë.
“Plagose tjetrin me të vërtetën, por mos e lumturo me gënjeshtra, kurrë! Shija e hidhur e së vërtetës është më mirë sesa ëmbëlsia e gënjeshtrës!”
Me fjalë të tjera: Larg gënjeshtrën nga jeta e jonë!
Muslimani, mund të gabojë në jetë, shumë mund të gabojë, por asnjëherë nuk gënjen! Nuk duhet t’ia lejojë vetes, për asnjë arsye!
Gënjeshtra nuk është sistem jete në marrëdhëniet e muslimanit me Zotin, me veten, me tjetrin!
Imam Muhamed B. Sytari
Shkodër, më 28 shtator 2016