Kam dëshirë të risjell në vëmendjen tuaj një urtësi të vjetër arabe, që besoj, mund ta keni lexuar a dëgjuar edhe më parë, por me qëllim përkujtimi të mirë.
Thuhet se një burrë iu afrua një nepërke dhe i tha: Sa e pabesë që je, i afrohesh njeriut dhe e kafshon me qetësi, duke përhapur helmin tënd në trupin e tij!
Nepërka e vështroi me nënçmim dhe ia ktheu: Heshtni, o njerëz! Është e vërtetë se unë kafshoj, por unë nuk kam kafshuar ndonjëherë ndonjë gjarpër nga soji im! Ndërsa ju, e kafshoni njëri-tjetrin çdo ditë!
Përktheu nga arabishtja dhe përshtati në shqip:
Muhamed B. Sytari
Shkodër, më 10 korrik 2016