Ebul-Ferexh Ibnul-Xheuzi kёshillon tё birin…

“Dembelizmi para veprimit tё mirёsive ёshtё shoqёruesi mё i keq nё jetё! Prirja drejt rehatisё trashёgon njё pendim mё tё madh se çdo kёnaqёsi!

Prandaj kujdes, lodhu pёr veten tёnde dhe pendohu pёr çfarё ka kaluar nga neglizhenca jote!

Pёrpiqu tё ndjekёsh tё aftёt, sado qё tё kesh kohё! Ujite degёn tёnde, sado qё tё jetё e njomё! Dhe… kujtoje atё orё qё e ke humbur, ajo tё mjafton qortues! Atё orё, nё tё cilёn ke kaluar kёnaqёsitё e dembelizmit dhe ke humbur shkallёt e mirёsive!

Pastaj, jo çdo gjё qё dёshirohet mund tё arrihet, jo çdo kёrkues gjen atё qё do, jo çdokush qё nis njё punё tё mirё, mund tё arrijё ta pёrfundojё dhe jo çdo gjё qё e kёrkon njeriu mund ta arrijё! Prandaj duhet qё njeriu tё pёrpiqet…”

Nga arabishtja, me pёrshtatje nё shqip:
Muhamed B. Sytari
Shkodёr, mё 10 prill 2017