“Në Mekë është një gur, që më jepte selam…”

I mrekullueshëm ky hadith, që e ka regjistruar Imam Tirmidhiu në veprën e tij! Resulull-llahu (a.s.) na tregon se: “Në Mekë është një gur që më jepte selam netëve, kur u dërgova (si i përzgjedhur i All-llahut)! Edhe sot e njoh atë gur!”. (E transmeton edhe Imam Muslimi dhe Imam Ahmedi, si Imam Tirmidhiu, nga rrugët e sahabiut Xhabir ibn Semure).

Kur gurin që i jepte selam duke i thënë: “Es-selamu alejke ja Resulall-llah”, e ka njohur dhe e ka përmendur, po besimtarin, që duke iu përgjigjur urdhëresës së All-llahut, për të rënë salavat për Ma të Dashtunin, bie salavat dhe i çon selam çdo ditë, duke thënë: “Es-salatu ves-selamu alejke ja Sejjidi, ja Resulall-llah”?

Elhamdulilah, që All-llahu i Madhëruar na ka begatuar me pasimin e Vulës së të dërguarve të Tij dhe, na ka dhënë mundësi që nëpërmjet shtimit të salavateve dhe selameve dërguar Zotërisë së bijve të Ademit, të arrijmë në gradën e lartë të mbërritjes së salavateve tona para duarve të tij (a.s.): “… dhe bini salavat përmbi mua, sepse salavati juaj më prezantohet, kudo qofshi!”, siç e transmeton Imam Ebu Davudi.

12.11.2018