Teksa ambasadori britanik, po bënte një shëtitje në lagjet e Stambollit, i shoqëruar nga diplomati dhe politikani i shquar osman, Fuad pasha, ambasadorit i tërhoqi vëmendjen shprehja: “Ja Hafídh”, (në shqip: “O Mbrojtës”, prej 99 emrave të madhërishëm të All-llahut Mëshirëplotë), e gdhendur a e shkruar bukur mbi dyert e shtëpive.
Plot kuriozitet, iu drejtua Fuad pashës: “Çfarë është ky shkrim? E njëjta fjalë mbi çdo derë!?”
Fuad pasha buzëqeshi për pak dhe, si diplomat i zgjuar që ishte, ia ktheu: “Kjo është shoqëria e sigurimeve, që mbron shtëpitë tona!”
Përktheu nga arabishtja dhe përshtati në shqip:
Muhamed B. Sytari
Shkodër, më 10 qershor 2016