“Për përhapjen e femohimit në botë, gjysmën e peshës së fajit duhet ta mbajnë ca fetarë, që e kanë bërë të urryer All-llahun para krijesave të Tij, nëpërmjet mënyrës banale të veprimit dhe të shprehurit të tyre!”
Rahmet pastë Shejkh Muhammed El-Gazali, fjalët e të cilit ngelen një udhërrëfim largpamës, një prag reflektimi…
Sa nevojtarë jemi sot, për kuptimin dhe praktikimin me urtësi, me fjalë pak dhe sjellje konkrete, ajetin kur’anor: [E kush është më fjalëmirë, sesa ai që thërret drejt fesë së All-llahut, vepron (punë) të mira dhe thotë: “Unë jam prej muslimanëve?] – (Kur’ani, Fussilet: 33).
Me fjalë të tjera, sa shumë nevojë kemi sot, për muslimanë të pjekur, që kontrollojnë gjuhën, sidomos në hak të njëri-tjetrit, që kontrollojnë sjelljet dhe veprat e tyre dhe, që dëshmohen si muslimanë të qytetëruar!
Është Ramazan! Fjala e keqe, cytja, thashethemet, përgojimi, cinizmi, gënjeshtra, nxitja e të tjerëve për të përfolur fenë dhe simbolikat e saj, është gjynah, që ia humbet agjërimit shkëlqimin!
Imam Muhamed B. Sytari
Shkodër, më 22 qershor 2016