
Këtë e bëjnë shqiptarët, kudo në Perëndim!
Një Muaj, prej të cilit mësuam e mësuam dhe bëhemi gati të dalim prej tij me shoqërinë e përhershme të fjalive të vogla në një ajet të madh!
Janë dy fjali, që në të vërtetë përkufizojnë më së mirë krejt Ramazani Mubarek, si dhe qëndrimin e besimtarëve ndaj tij, edhe pasi të ketë shkuar!
E vërteta e madhe është se ky Muaj na dëshmoi se në Islam, është e mundur që krejt problemet e njeriut dhe njerëzimit të zgjidhen brenda një Muaji!
Mirëpo, ku janë kërkuesit e këtij Muaji? Gjithandej nëpër botë, sidomos në Perëndim, xhamitë dhe qendrat islame gëzuan me praninë e panumërt të rinisë, si dhe kërkesat e shumta për konvertim në Islam, që vërtetojnë më së mirë se kjo fé është e gjallë dhe se Drita e Udhëzimit hyjnor ka depërtuar gjithandej në zemrat e robëve të Zotit Një!
Mësime të shumta marrim me vete nga ky Muaj, për t’i ruajtur në marrëdhëniet e përditshme, në rrugëtimin e dëshmimit të tyre me krenari!
Sistemi i vlerave të Kur’anit Famëlartë dhe standardet e tij, janë më i larti sistem vlerash në krejt historinë e racës njerëzore; le të kapemi pas tij dhe mos të hedhim sytë nga të huajt, që gjithësesi na konsiderojnë përherë muhaxhirë të rëndomtë në mes tyre, ndërkohë që sistemi ynë i vlerave, ka dimensione që të tjerët, as që arrijnë të lartësohen drejt tij, nga humnerat ku kanë rënë!
Ky Muaj, erdhi të na zgjojë dhe të na rikthejë në shinat e Udhëzimit dhe rrugës drejt fitimit të pëlqimit të Allahut të Madhëruar; mos ta humbim e të qëndrojmë në Besën e Tij!
Imam Muhamed B. Sytari
Shkodër, e xhuma, më 28 mars 2025