Me siguri e dini se ka rrymë elektrike të nivelit të lartë. Përreth këtyre hapësirave, elektriçistët vendosin tabela, ku shkruhet: “Mos u afro, rrymë e lartë elektrike!”.
Kjo ndodh, pasi rryma elektrike ka një hapësirë tërheqëse, që llogaritet deri në tetë metra; kushdo që e kalon kufirin e saj, mund të ekspozohet ndaj goditjeve të forta, prandaj duhet mbajtur një distancë sigurie, sepse forca tërheqëse është shumë e madhe!
Morali i këtij fakti është, se edhe epshet kanë forcë të madhe tërheqëse, për këtë, All-llahu e ka ndaluar veçimin me një të huaj, shoqërinë e të shthurrurve, ka ndaluar lëshimin e shikimeve pa kufi, ka ndaluar shkaqet e zinasë, sepse kushdo që largohet prej shkaqeve të saj, All-llahu do ta nderojë e fisnikërojë!
“Kush zhytet në botën e dyshimeve, bie në humnerën e haramit!” – (Bukhariu dhe Muslimi).
“Çdo mbret ka vend-kullotat e tij të ndaluara, ndërsa vendet e ndaluara të All-llahut janë ndalesat e Tij!” – ( Bukhariu dhe Muslimi).
Prandaj, domosdoshmërisht, duhet të mbash një distancë sigurie në mes teje, zinasë dhe harameve të tjera!
Dr. Ratib Nabulsi, Damask.
Përktheu nga arabishtja dhe përshtati në shqip:
Muhamed B. Sytari
Shkodër, më 23 korrik 2016