Këta, “shenjtërit” e kohërave të djallëzuara e hileplota…

Nuk ka më guximtarë se misionarët e së keqes, në vendin tonë dhe në çdo vend; një fytyrë kanë, kudo qofshin! I gjen gjithandej, në arsim, në politikë, në fe, në ekonomi, në media, në gazetari, në shumë e shumë lëmi të jetës.

Për ta, rëndësi ka të jesh soft, dmth, pa zë, pa tëmth, pa zemër, pa gjak, pa ujë fytyre, pa vizion, pa ndjenjë përgjegjësie, pa largpamësi…

Musliman? Shumë mirë, ama, musliman, që nuk i dëgjohet zëri, pa laring, pa gjuhë, pa zanore, pa frymë, thjeshtë vegjetues, që sillen rreth abdestit, tejemumit, pastrimit pas nevojave personale e aty përreth.

Mundësisht, injorant naiv, ose filozof rrënues i traditave, shkallmues i dyerve të arsyes, që nuk njeh hak vëllazërie, as etikë komunikimi; prej atyre që u prin në jetë vetëm egoja e ligë..!?

Ose fodull pa dy gram mend, prej atyre që “shenjtërojnë” pamjet e jashtme, elementët dallues, vetullat e ngrysura, gatishmërinë për t’u zënë me këdo, në mbrojtje të hakut të cungët…

Ose i nënshtruar ndaj mendimit të tyre, si të ishin padronë të botës (siç shënohet në protokollet e tyre), si të ishin udhëzuesit dhe drejtuesit e mendimit individual e masiv, kudo e kurdo!? Vetëm ata duhet të flasin dhe vetëm ata duhet të kenë të drejtë!? Vetëm ata dijnë dhe vetëm ata kanë të drejtë të tregojnë me gisht drejtimin e rrjedhave!?

Edhe Islamin, fenë e Zotit Një, ata duhet ta menaxhojnë, ata duhet ta interpretojnë e komentojnë… Vetëm mos të ngrihen muslimanët, mos të organizohen në besim, në ndershmëri, në pastërti, në ekonomi, në politikë, në zanate, në mjeshtri, në biznese, në edukim, në industri, në mjekësi e farmaceutikë, në shkencat e ndryshme, në media, në gazetari, në pasuri, në.., në..!?

Muslimanët, tek këta, duhet të vazhdojnë të qëndrojnë të fjetur, ose nën makabritetet e kolonizatorëve politikë, ekonomikë, kulturorë, fetarë e përtej tyre..!

Muslimanët, tek këta, duhet të jenë njerëz të dorës së dytë, lagjet e tyre si geto emigrantësh në azil, fëmijët e tyre nuk duhet të fitojnë kurrë vende të para në olipiada e konkurse, emrat e shquar të tyre duhen varrosur edhe pas vdekjes natyrale, filozofitë dhe kulturat e të tjerëve u duhen imponuar etj, etj…

“Ju, muslimanë të botës, mos guxoni të zgjoheni, se përherë kemi gati viruse, si ato që përhapëm kohë më parë, si ato që lëshuam në atmosferat e thata të injorancës dhe dekadencës botërore edhe sot, edhe në emër tuaj, edhe me maskën e fesë tuaj, edhe me leksikun tuaj fetar në gojët e palara, por besnike tona…”

Këta, të dashurit e mi, janë “shenjtërit” e kohërave të djallëzuara e hileplota…

A ia vlen të humbë njeriu këtë botë dhe të përtejmen për hatrin e tyre, për paragjykimin e tyre, për thashethemet e tyre, për vnerin e tyre ndaj Islamit dhe muslimanëve, për kërcënimet e tyre, për ironinë e tyre, për “magjitë” e tyre, me të cilat magjepsin sytë dhe mendjet e ngushta të shumë e shumë njerëzve..?

Ndërkohë, Zoti i gjithësisë urdhëron: “E mos u dobësoni (fizikisht) dhe mos u dëshpëroni (shpirtërisht) derisa ju jeni më të lartit, po qe se jeni besimtarë të sinqertë!” – (Kur’ani, Ali Imran: 139)

Imam Muhamed B. Sytari
Shkodër, më 27 korrik 2016