“… bota nuk zbuloi dot kuptimet e humanizmit!”

Mesazhi i kësaj dite, dua të jetë shumë i thjeshtë. Më frymëzoi drejt tij, njëri prej edukatorëve të mi, që ma kujtoi sonte, gjatë një bashkëbisedimi.

Ai buron nga urtësia arabe, që thotë: “Një mollë ra nga pema dhe bota zbuloi ligjin e gravitetit! Mijëra të vdekur ranë, bota nuk zbuloi dot kuptimin e humanizmit!”

Ndërkohë, Hz. Muhammedi (a.s) thoshte: “Nuk do të bëhet kiameti, përderisa mbi tokë të ketë njerëz që thonë: All-llah, All-llah!”

Me fjalë të tjera: Muslimanë të botës, topi është në fushën tuaj! Të tjerët dështuan me ndërtimin e Paqes dhe Humanizmit dhe, po ju tërheqin drejt humnerave të degradimit të tyre shumëdimensional!

“E ardhmja është për të përkushtuarit!”, thuhet ndërkohë në Kur’an…

Imam Muhamed B. Sytari
Shkodër, më 23 dhjetor 2016