Tullumbace boshe në një fundvit bosh…

Po lexoj me habi të madhe entuziazmin e disave për dhuratat e fundvitit nga deputetë të ndryshëm, që vrapojnë të thurrin lavdi për vete, për partinë dhe udhëheqësin, teksa shpërndajnë tullumbacet e festave për popullin…

Diku, 15 shekuj më parë, kur babai i drejtësisë botërore, Hz. Omeri (r.a) u shpërndau njerëzve nga të ardhurat e arkës së shtetit, ata e falënderuan pa masë.

Ai u habit nga kjo sjellje dhe e refuzoi falënderimin e tyre, duke thënë: “Çfarë kanë kështu? U japim të drejtën e tyre dhe mendojnë se kjo është dhurata ime për ta!?”

Kur e mendon, 15 shekuj… Dhe, sot, në prag të vitit 2017, të bie për hise të dëgjosh turlitakam derdimeni, që shet inteligjencën e një kombi të rraskapitur për një tullumbace mbushur me frymë mushkërishë të bëra blozë nga mjerimi, skamja dhe korrupsioni!!!

Imam Muhamed B. Sytari
Myfti i Zonës Shkodër

Shkodër, më 27 dhjetor 2016