Studenti ahmak…

📁 “Takova një student, që do të regjistrohej në Fakultetin e Mjekësisë në Kajro, i veshur me gelabije (veshje tradicionale arabe shumë praktike për burrat, si një havër e gjerë, që veshet zakonisht në vendet e nxehta) dhe me një fes që i mbulonte kokën.

E pyeta: Përse ky devijim (në veshje)?

Tha: Nuk dua të përngjasohem me qafirët duke veshur kostumet e tyre!

Ia ktheva: Përngjasimi i ndaluar konsiston në shpërbërjen e personalitetit dhe deklarimin e përkatësisë identitare dhe intelektuale ndaj dikujt tjetër jashtë nesh.

Resulullahu (a.s) ka veshur xhyben romake me mëngë të ngushta dhe, kur desh të merrte abdes, i nxori krahët nga poshtë.

Por, studenti ahmak refuzoi dhe u largua duke lënë studimet universitare..!?”

🖋 Mendimtari i shquar islam, Shejkh Muhammed El-Gazali, në librin e tij: “Brenga thirrësi”.

✏ Me përshtatje nga arabishtja:

Muhamed Bardhyl Sytari

📍 Shkodër, 21 dhjetor 2020