
Lutje e sexhde falënderimi, për të bekuarin Shâm!
Vitet dhe jeta kalojnë. Mbetet e gdhendur në zemër dashnia dhe lidhja e patjetërsueshme me tokën e bekuar, me Shâm Sherifin e eulijave dhe dijetarëve, para të cilëve mësuam e u rritëm, për të qenë këta që jemi!
Në venat tona, me gjakun përzihet uji i Fixhës e Beredasë, mushkëritë tona ruajnë aromën e ajrit të Kasijunit e, në memorie është gdhendur lista e gjatë e xhamive dhe ulemave të tokës tënde, Shâm i zemrës!
Vitet dhe jeta kalojnë. Kalojmë sëbashku, si rrjedha të heshtura, a të zhurmshme, lumenjsh plot degëzime, që derdhen në një vend të përbashkët…
Vitet dhe jeta kalojnë. Mbetet në gene lidhja frymëzuese dhe prekja identitare e përkatësisë së shenjtë, aroma e jaseminës dhe drita e përhershme në çdo horizont, hapësirave të Shâm Sherifit!
Shâm..! Djepi i lashtë i fisnikërisë dhe vullneteve të lira për të jetuar me dinjitet e krenari!
Shâm i zemrës e fymë e vullnetit, elf mabruk, këtë ditë të bekuar ezanesh të lira në tokën e sahabëve e prehrin e eulijave!
Imam Muhamed B. Sytari
Në lutje e sexhde falënderimi, më 8/12/2024