“Kur All-llahu është me ty, kush mund të dalë kundër teje?
Kur All-llahu është kundër teje, kush mund të jetë me ty?
O Zot, çfarë ka humbur kush të gjeti Ty dhe, çfarë gjeti kush të humbi Ty?!”
“Ai që e frenon shikimin nga ndalesat e All-llahut, Ai do t’i dhurojë ëmbëlsi besimi në zemrën e tij, deri në ditën e kiametit!”
“Fjala “All-llahu ekber”, është një fjalë e rëndë në peshore! Sepse, besimtari i vërtetë, kur ta njohë kuptimin e saj, domethënien dhe pozitën e saj, jeta e tij kthehet në sistematike të organizuar, jetë e qetë!”
“Ndjenja jote e fajit, pas gjynahut të bërë, dëshmon jetën e zemrës! Mungesa e kësaj ndjesie, dëshmon se zemra të ka vdekur! Të ndjehesh në faj, pas gjynahut, dëshmon shëndetin e zemrës!”
“Vështirësia e adhurimeve dhe bindjeve kalon, mbetet shpërblimi i tyre! Kënaqësitë e gjynaheve kalojnë, mbetet ndëshkimi i tyre!
Hero, nuk është ai që gëzohet në fillim, hero është ai që gëzohet në fund!”
Përktheu nga arabishtja dhe përshtati në shqip:
Muhamed B. Sytari
Shkodër, më 2 gusht 2016