“Ai që e ka krijuar këtë univers, është Ai që e ka zbritur këtë Kur’an!”
“Nuk ka problem mbi faqen e dheut, nga koha e Ademit, deri në kiamet, veçse për shkak të daljes nga sistemi i All-llahut. Nuk ka dalje nga sistemi i All-llahut, veçse për shkak të injorancës! Injoranca është armiku më i madh i njeriut! Injoranti i bën vetes, atë që s’ia bën dot armiku!”
“Gruaja besimtare, kur vendos hixhabin, në të vërtetë, ajo adhuron All-llahun! Madje, çdo sipërfaqe e rrobës së saj, ka lidhje me vetë fenë e saj. Çdo sipërfaqe; trashësia e rrobës, përmasat e saj, gjerësia e saj, ngjyra e saj, çdo gjë nga këto fjalë është adhurim ndaj All-llahut të Madhëruar!”
“Nëse feja boshatiset nga dashuria, ngelet trup pa shpirt!”
“All-llahu s’të ka urdhëruar t’i kërkosh falje, vetëm se, të të falë! As të ka urdhëruar të pendohesh, vetëm se, të ta pranojë pendimin! Dhe, nuk të ka urdhëruar t’i kërkosh, vetëm se, të të japë!”
Përktheu nga arabishtja dhe përshtati në shqip:
Muhamed B. Sytari
Shkodër, më 3 gusht 2016