“Jetojmë në një jetë të shkurtër, ku mosha është e shtrenjtë, koha e pakët, detyra e madhe, provimi i vështirë!”
“Njeriu, sa më tepër që e shton besimin, aq më shumë i frigohet All-llahut!”
“Momentet më të bukura të jetës, janë ato, kur lidh një besë pendimi me All-llahun! Momentet më të bukura të jetës, janë ato, kur e ndjen se All-llahu të do ty, është razi me ty, vepra e jote është sipas kërkesës së All-llahut dhe kur vepra e jote nuk përmban armiqësi, as tejkalim kufiri, as neglizhencë!”
“Nëse më kërkon ta përmbledh krejt fenë në pak fjalë, do të thoja: Ta njohësh Zotin, ta adhurosh Atë, të lumturohesh me afrimin tënd pranë Tij, në këtë botë dhe në të përtejmen!”
“Pasha All-llahun, o vëllezër, kur e njeh All-llahun, kur njeh sekretin e ekzistencës tënde dhe qëllimin e prezencës në këtë jetë, pasha All-llahun, ajo ditë, është ditë Bajrami!”
Përktheu nga arabishtja dhe përshtati në shqip:
Muhamed B. Sytari
Shkodër, më 1 gusht 2016