Kur flet Shejkh Jusuf El-Karadavi… (2)

– “Është budallallëk të refuzohet gjëja, jo për ndonjë të metë, por vetëm për faktin se është e vjetër! Njësoj, si mirëpritja e një gjëje, jo për shkak të ndonjë vetie a dobie, por vetëm për faktin se është e re!? Po, sa gjëra të vjetra janë plot dobi, ndërkohë që sa gjëra të reja janë shumë dëmsjellëse!”

– “Muslimani nuk është pronë e vetvetes së tij, ai është pronë e fesë dhe ymmetit të tij; jeta e tij, shëndeti i tij, pasuria e tij dhe krejt mirësitë e All-llahut! Ato janë vendosur amanet në dorën e tij! Prandaj, të jetë i kujdesshëm, sepse nuk i lejohet abuzimi me to!”

– “Çdo ndërtim, reformë a ndryshim social, që nuk ngrihet mbi përmirësimin e individit, zgjimin e ndërgjegjes dhe përsosjen e moralit, i ngjan më shumë një ndërtimi mbi një dunë rëre!”

– “Sahabët kanë pasur mendime të ndryshme rreth gjërave, edhe në kohën e vetë Resulull-llahut (a.s) dhe, Resulull-llahu (a.s) e ka miratuar këtë ndryshim, pa kritikuar njeri, sepse diversiteti në mendim është legjitim, ndërsa përçarja e dënueshme!”

– “Skllevërit e kësaj bote, nuk mund të jenë të sinqertë në adhurimin e tyre ndaj All-llahut, sepse, All-llahu nuk i ka vendosur dikujt dy zemra në gjoksin e tij!”

Përktheu nga arabishtja dhe përshtati në shqip:
Muhamed B. Sytari
Shkodër, më 19 gusht 2016