Shejkh Abdulfettah Ebu Guddeh (1917-1997), është një ndër dijetarët poliedrikë, më të spikatur të kohës së tij. Nxënës i përkushtuar i Shejkh Muhammed Zahid Keutheriut (zv/Shejkhul-Islami i fundit i Hilafetit Osman), u lind në qytetin e Halebit martir dhe ndërroi jetë në Rijad të Saudisë.
Ai është nip i sahabiut Halid ibnul-Velid, si dhe njëri ndër dijetarët elitarë të medhhebit hanefi, verifikues dhe komentues i pashembullt i shumë veprave në lëmitë e hadithit, fikhut etj. Autor i shumë veprave të dobishme, me vlera të mëdha shkencore, të përkthyera në shumë gjuhë të botës. Ishte padyshim një ndër ajetet e kulmeve diturore në kohën e tij.
Para ca ditësh, njëri nga trashëgimtarët e tij kishte publikuar një dorëshkrim tijin, ku Hoxha i madh, shkruante këtë këshillë të urtë, që e pashë me vend ta ndaj me ju:
“Leximi i librave – ose dëgjimi i kasetave të regjistruara -, pa një mësues dhe udhëzues: nuk të jep njohurinë e saktë e të plotë. Nuk përfton as diturinë e pastër, të kontrolluar e të drejtë!
Leximi mbetet ndihmëtar, jo mësues; përkujtues, jo mbështetës, prandaj kanë thënë: “Ai që për Prijës feje ka librin e tij, gabimin do ta ketë më të madhe se të drejtën!”
Pa përmendur humbjen e shembulltyrës së mirë e të fisme, që trupëzon virtytet dhe i bën ato të dëshiruara për të urtin e mençur!…
Rijad, më 20. 7. 1407″
Rahmet pastë Shejkh Abdulfettah Ebu Guddeh! All-llahu i Madhëruar na bashkoftë me zotërinë e tij, me hoxhallarët e prijësit tanë fetarë dhe krejt kërkuesit e përkushtuar e të ruajtur të dijes, me Zotërinë e bijve të Ademit në jetën e përtejme. Amin!
Imam Muhamed B. Sytari
Shkodër, më 30 dhjetor 2016