
Ditën e sotme, një nga edukatorët e mi nga Damasku kishte publikuar këto rreshta, që dua t’i ndaj me ju, si këshillë për ditën e sotme:
“Marrëdhënia e gjatë në mesin e shokëve, nuk do të thotë se ndonjëri prej palëve nuk ka gjetur çfarë nuk pëlqen tek shoku i tij, por do të thotë se ata kanë tolerancë të madhe dhe zemra të pastra, që e dijnë kuptimin e shoqërisë!”
Ndërkohë, Resulull-llahu (a.s) thoshte: “Shembulli i shokut të mirë është si ai i shitësit të erërave të mira (parfumeve), nëse nuk të jep nga parfumërat e tij, të prek e era e tyre!” – (Ebu Davudi dhe Hakimi, nga Enesi).
Imam Muhamed B. Sytari
Shkodër, më 2 shkurt 2017