
“Jeta më ka mësuar ta bëj zemrën time qytet, shtëpitë e të cilit janë dashnia, rrugët e tij toleranca. Dhe, inxhinieria më e bukur në jetë është: NDËRTIMI I URAVE TË SHPRESËS, MBI DETRA PESIMIZMI”.
Kjo shprehje e vjetër arabe, është një ndër zgjidhjet më konkrete dhe të prekshme, që ia vlen të merret më konsideratë, sidomos në kohëra, kur gjithandej po shohim riaktivizim e aleancave të vjetra, a rikujtimin e tyre para masave.
Më tregoi një herë një mik turk, se kur Hz. Ibrahimi (a.s) u hodh në zjarrin e Nemrudit, një milingonë e vogël mori një pikël uji dhe u nis të shuante zjarrin. Dikush që e pa, e pyeti. Ajo tha se po shkonte të ndihmonte Hz. Ibrahimin (a.s). Pyetësi qeshi dhe i tha se ajo pikël uji nuk bën dobi me tërë atë zjarr!
– “E di!”, – tha milingona, “por desha të dëshmoj se cilit taraf i përkas!”
Edhe sot, koha është që gjithësecili prej nesh ta dëshmojë pa ndrojtje se kujt i përket!
Unë i përkas Rimëkëmbjes, që beson se ky shekull është i Islamit dhe se, rizgjimi ndodh kur All-llahu frymëzon burra të fortë, që edhe të vetëm frikësojnë taborra të tëra, të mbledhura së bashku!
Imam Muhamed B. Sytari
Shkodër, më 26 mars 2017