Kur flet Shejkh Ahmed Keftaro… (1)

“Kultura e vërtetë është të njohësh All-llahun! Nuk mjafton ta dëgjosh Kur’anin me veshët e tu, por duhet të dëgjojë zemra dhe të veprojnë gjymtyrët!

Ymmeti, sot, ka nevojë për thirrës islamë të urtë, më shumë se nevoja e tij për shehidë!”

“Pushtimi intelektual ndaj Islamit dhe muslimanëve është i qartë! Armiqtë e Islamit janë drejtuar nga lufta e fjalës! Ndërsa muslimanët nuk i janë përgjigjur këtij pushtimi me mbrojtjen e duhur!

Për momentin, ne na mungojnë udhëheqës të mendimit islam, na mungojnë prodhues të personalitetit islam! Në momentin që do të gjenden këta Mësues të urtë, ne do të jemi pushtues, jo të pushtuar!”

“SELAM, do të thotë mos t’i bëjë keq asnjëri prej nesh, tjetrit!
Ndërsa IMAN, në kuptimet e tij të gjalla dhe ISLAM në kuptimet e tij përmbledhëse, do të thotë të lumturojë gjithësecili prej nesh, tjetrin! T’i ofrojë atij atë që i sjell dobi! T’i mëshirojë të tjerët dhe të kujdeset për ta! Jo vetëm bijtë e atdheut të tij, por bijtë e mbarë botës!

Resulull-llahu (a.s) thoshte: “Të gjitha krijesat janë nevojtare për All-llahun dhe, më i dashuri i krijesave për All-llahun, është më i dobishmi i tyre për ta!”

Pra, All-llahu e ka bërë Dashurinë e Tij, shpërblim ndaj atyre, që i sjellin dobi krijesave të Tij!”

Shejkh Ahmed Keftaro

Përktheu nga arabishtja dhe përshtati në shqip:
Muhamed B. Sytari
Shkodër, më 11 gusht 2016