101 këshilla dhe udhëzime nga urtësia e Shejkh Abdulkadir Xhejlaniut… (3)

51. “Biri im, mos u vetëkënaq me adhurimin që bën, lutju Hakut për pranimin e tij!”

52. “Besimtari është i gjallë, munafiku i vdekur; besimtari punon për All-llahun e Madhëruar, munafiku punon për njerëzit duke kërkuar prej tyre lëvdata e falënderime!”

53. “Komshinë para shtëpisë, bashkëudhëtarin para rrugës!”

54. “Xhihadi batin (i fshehtë, i brendshëm) është më i vështirë se xhihadi dhahir (i dukshëm, i jashtëm)! Batin është xhihadi i nefsit, epsheve, karakterit, shejtanit, pendimi nga gjynahet dhe rrëshqitjet, qëndrueshmëria dhe largimi nga haramet dhe ndalesat!”

55. “Nuk i ka mbetur kujt kjo botë!”

56. “A keni ndonjë garanci nga Haku për përjetësinë tuaj në këtë botë?”

57. “I tha Llukmani të birit: Biri im, ashtu sikurse sëmuresh dhe nuk e di se nga të erdhi sëmundja, ashtu edhe vdes pa e ditur se nga të erdhi vdekja!”

58. “Haku e meriton t’i frikësohesh, edhe po të mos kishte krijuar xhennetin dhe xhehnemin!”

59. “Të qarët është adhurim, madje teprim në përulësi!”

60. “Burri, i plotësuar në burrërinë e tij, nuk punon për dikë tjetër pos Hakut!”

61. “Bujari nuk ha vetëm!”

62. “Kjo botë është perde e ahiretit!”

63. “A nuk ke turp të thuash “la ilahe il-lall-llah”, njëkohë që ke edhe njëmijë të adhuruar pos Tij?!”

64. “Krejt çështja është në këto dy fjalë: madhërimi i urdhërit të All-llahut dhe dhembshuria ndaj krijesave të Tij! Kushdo që nuk e madhëron urdhërin e Tij dhe nuk ka mëshirë për krijesat e Tij, është larg nga All-llahu!”

65. “Pendimi është gëzimi i besimit, ndërsa vazhdueshmëria e mexhliseve të dhikrit dhe bindja ndaj Hakut, shërim për të!”

66. “Erdhi një njeri te Ebu Jezid Bestamiu dhe nisi të vështronte sa djathtas majtas. Ebu Jezidi e pyeti: Çfarë ke? Ai tha: Po kërkoj për një vend të pastër që të falem. Ebu Jezidi ia ktheu: Pastro zemrën tënde dhe falu ku të duash!”

67. “Bëhu i pjekur dhe mos gënje! Thua: I frikësohem All-llahut, ndërkohë që i frikësohesh të tjerëve!”

68. “Dijetarët e fesë dhe vërtetësive të Islamit janë mjekët e fesë!”

69. “I tha Isai (a.s) Iblisit : Kush është krijesa më e dashur për ty? Tha: Besimtari koprac! I tha: Po më e urryera? Tha: I shthurruri bujar! I tha: Po përse? Tha: Sepse unë shpresoj që kopracia ta hedhë besimtarin në gabim e gjynah, sikurse kam frikë se bujaria të bëhet shkak për faljen e të shthurrurit!”

70. “I mjeri ti! Jeta të ikën dhe ti akoma nuk e ke mësuar këtë! Deri kur ky largim nga ahireti dhe ky vërshim drejt kësaj bote?!”

71. “Kanë thënë disa salihinë: Të mjerët ata që i është vënë perdja, që nuk e dinë që i është vënë perdja!”

72. “Ai që mbështetet në fuqinë e tij, i ka dyert e gajbit të mbyllura! Kanë thënë: Kur në xhep ke diçka, nga gajbi nuk vjen asgjë!”

73. “101 këshilla dhe udhëzime nga urtësia e Shejkh Abdulkadir Xhejlaniut… (3)

73. “Krijesë dhe Krijues, nuk bashkohen!?”

74. “I mjeri ti! E humbet kohën në kërkim të diturisë dhe nuk punon me të, ti je në prag të injorancës!”

75. “I thanë Mexhnunit: Kush je ti? Tha: Lejla! I thanë: Prej nga vjen: Tha: Lejla! I thanë: Nga shkon: Tha: Lejla! – U verbua nga çdo gjë përveç saj, u shurdhua nga dëgjimi i çdo gjëje përveç emrit të saj!”

Shqipëroi nga arabishtja me përshtatje,
nga: “El-fet’hur-rabbani vel-fejdur-rahmani”,
i Shejkh Abdulkadir Xhejlaniut (470-561 h.)

Muhamed B. Sytari
Shkodër, më 27 gusht 2016Krijesë dhe Krijues, nuk bashkohen!?”

74. “I mjeri ti! E humbet kohën në kërkim të diturisë dhe nuk punon me të, ti je në prag të injorancës!”

75. “I thanë Mexhnunit: Kush je ti? Tha: Lejla! I thanë: Prej nga vjen: Tha: Lejla! I thanë: Nga shkon: Tha: Lejla! – U verbua nga çdo gjë përveç saj, u shurdhua nga dëgjimi i çdo gjëje përveç emrit të saj!”

Shqipëroi nga arabishtja me përshtatje,
nga: “El-Fet’hur-Rabbani vel-fejdurr-Rrahmani”,
i Shejkh Abdulkadir Xhejlaniut (470-561 h.)

Muhamed B. Sytari
Shkodër, më 27 gusht 2016